Arjola surprizohet nga nëna, mesazhi i saj: Mos harro çfarë ke në duar

Arjola Demiri ka rrëfyer historinë e jetës në Big Brother VIP duke përlotur thuajse të gjithë banorët. Për këtë falenderonte vazhdimisht nënën e saj që i ka qëndruar afër për të plotësuar të gjithë ëndrrat e saj.

Nëna i bëri një surprizë duke i thënë se është krenare për të dhe fëmijët e saj. Ndërsa Arjola vijonte ta falenderonte për sakrificat, nëna i tregoi se në një dorë ka fëmijët që e mbështesin ndërsa në tjetrën ka prindërit që i tregojnë pranë çdo moment.

Arjola: E di që t’kam mërzitur, të kërkoj falje për çdo lot për fajin tem, nuk e kam bërë me dëshirë.

Nëna: Nuk ka qenë faji jot. Ti je njeriu më i rëndësishëm. Ti je forca më e madhe e familjes time dhe njerëzve të tu. Nuk ka çmim ajo që kam për ty. Në çdo moment më ke bërë të ndihem krenare, më ke bërë që të fluturoj lart. Je adhurimi im. Shumë femra do të kishin dëshirë të ishin si ti, shumë nëna do të kishin dëshirë të kishin fëmijë si unë. Megjithëse fëmijët erdhën nga një dashuri e madhe dhe për këtë kanë përgjegjësi të dy prindërit, ti po i rrit duke punuar e sakrifikuar. Këtu tek Topi gjete ngrohtësinë, forcën. Këtu ka qenë një derë shumë e ngrohtë për ty pas Kosovës sepse në Kosovës njihesh Cbanja e Kosovës.

Arjola: Kam pasur nevojë. Këtë vit doja ta sillja tek Dua të të bëj të lumtur se ka sakrifikuar çdo gjë për ne. Por kur e ke përjetuar historinë e saj dhe e di që ka luftuar fort për mua, pavarësisht mentalitetit dhe kushteve ka dalë përtej çdo gjëje për të më bërë kjo që jam.

Nëna: Në dorën tënde të djathtë, fëmijët kanë thënë ti nuk humb kurrë se na ke ne. Kurse në të majtën na ke neve prindërit e tu, që do të jemi gjithmonë pranë teje e fëmijëve të tu. Fshiji lotët.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë