Këta dy persona e kryen një vjedhje të rëndë në Skenderaj, nëse i njihni lajmërojeni policinë (Foto)

Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, bazuar në autorizimin e dhënë nga prokurori i Departamentit për Krime të Përgjithshme në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, është lejuar publikimi i fotografive në media të shkruara dhe elektronike i dy personave të dyshuar.

Publikimi i fotografive për dy të dyshuarit ka për qëllim që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet i mundur identifikimi-lokalizimi dhe arrestimi i personave të dyshuar.

Personat e shpallur në kërkim janë të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” e ndodhur me datën 30 maj 2021, në Skenderaj, transmeton DrenicaOnline.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që për çdo informacion që ndërlidhet me fotografitë e personave në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë Policinë e Kosovës.

Informacione për personat në kërkim, mund të dërgoni në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192
– +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu
– 044/633 551
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë