Lajm i mirë: Edhe 5 familje nga Drenica do të festojnë 28 nëntorin me shtëpi të re

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me humanistin nga organizata “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, sot në shënim të festës së madhe, dorëzuan çelësat e shtëpive për 5 familje në nevojë të komunës sonë.

“Jam shumë i lumtur që bashkë me hoxhën Halil dhe donatorë tjerë brenda mandatit tim qeverisës kemi arritur t’i bëjmë me shtëpi apo banesa mbi 90 familje në nevojë”, tha Kryetari Jashari.

Jashari, për këtë u shpreh falenderues ndaj Zotit, hoxhës Halil Kastrati, donatorëve të kësaj shoqate dhe donatorëve tjerë që ndihmuan familjet në nevojë.

“Bashkë për humanizëm si vlerë identifikuese e kombit tonë! Urime 28 Nëntori!Dita e Flamurit
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë
Ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari.Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Jashari.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë