Sara dhe Ledri po planifikojnë të martohen

Ledri dhe Sara, janë çifti më i komentuar i momentit.

Partnerja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha, së fundmi ka vendosur që të realizojë një video-blog në YouTube me anë të të cilit do u përgjigjet fansave për atë që dëshirojnë të dinë më shumë.

Për të parën herë, ajo theksoi se ka vendosur që t’u përgjigjet pyetjeve më të sikletshme që i bëjnë meqë i shmang herë pas here.

“A do bëni dasmë dhe si do e bëni?”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekës.

“Ne kemi qejf të bëjmë një dasmë, problemi më i madh deri më tani që nuk kemi vendosur akoma nëse do të bëjmë një dasmë të madhe apo të vogël, private, modeste, të thjeshtë ashtu siç kam qejf unë. Dhe këtë gjë akoma nuk e kemi vendosur por që kur ta vendosim do e merrni vesh edhe ju, patjetër”, u përgjigj Hoxha.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë