Berberët në Komoran paralajmërojnë ngritje të çmimit, kjo pritet të jetë çmimorja

Disa berber/floktar nga Komorani kanë paralajmëruar klientët e tyre se nga 1 dhjetori do të ketë ndryshim të çmimeve për shërbimet që ata ofrojnë.

Sipas tyre, për prerje të flokut qytetarët do të paguajnë 3 euro dhe jo më 2 euro siç kanë paguar deri më tani.

Kurse për pastrim të fytyrës (rroje) do të paguajnë 2 euro, transmeton DrenicaOnline.

Kjo rritje e çmimit vjen në kohën kur janë ngritur edhe çmimet e gjerave elementare ushqimore, miellit, vajit, sheqerit e kripës.
Mbetet të shihet se si do të pritet ky vendim nga qytetarët dhe a do të zbatohet vendimi i floktarëve.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë