FC Liqeni nga Drenasi mposht Romunët në Ukrainë!

FC Liqeni e ka nisur me fitore në “Main Round” të Ligës së Kampionëve në futsall.

Në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit 6, Liqeni shënoi fitore ndaj United Galati.

Ndeshja e zhvilluar sot në Ukrainë ka përfunduar me rezultatin 4-6.

Nesër FC Liqeni do të ketë punë me të veshtirë ndaj nikoqirëve Ukrainas të FC Uragan.

Postimi i plotë:

FC United Galati 4-6 FC Liqeni

– Ka përfunduar ndeshja e parë në Ukrainë për ne, me fitore tejet të vlefshme drejt synimit final nga ky round.

– Në një ndeshje tejet të fortë dhe të karakterit ndërkombëtar, pjesa e parë nisi për mrekulli për ne me tre gola të njëpasnjëshëm nga Tautalant Ismaili 10′, Camilo 14′ dhe Arbër Shkodra 16′.

Teksa po shkonim drejt fundit të pjesës së parë me qëllimin ta mbanim këtë rezultat, kështu nuk menduan rumunët e FC Galati, duke shënuar dy gola të shpejtë në minutat 19′ e 20′.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-2 në të mirën e skuadrës tonë.

– Pjesa e dytë nuk nisi ashtu siq duhet. Kundërshtarët barazuan shifrat në 3-3 qysh në minutën 22′.
Bukur dhe me klas u përgjigjën Arbër Shkodra 24′ dhe Yulian 26′, për të rikthyer epërsinë prej dy golash në 5-3.
Kundërshtarët nga Rumania ngushtuan epërsinë në 5-4 me një gol nga ndërprerja në minutën 33′, por për të mos patur befasi nga kjo ndeshje u përkujdes Camilo kur në minutën e 36′ të takimit riktheu sërish epërsinë prej dy golash.

Me një tempo të lartë, angazhim dhe luftë për çdo top, fitorja na takoi me plot meritë, duke na motivuar para ndeshjes së nesërme ndaj nikoqirëve ukrainas të FC Uragan.

Regjenerim, reflektim në gabimet e kësaj ndeshje dhe me fokusin total tek e nesërmja.

#ForcaLiqeni

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë