FC Liqeni nga Drenasi zbarkon në Ukrainë, bëhet skuadra e parë kosovare që luan në territorin e shtetit nga Evropa Lindore

Klubi i futsallit Liqeni ka zbarkuar në aeroportin e Lviv në Ukrainë. 

Ekipi nga Drenasi pas arritjes në aeroportin e Lviv është nisur menjëherë në qytetin Ivano-Frakivsk, qytet ky ku edhe do t’i zhvillojë ndeshje e “Main Round” të Ligës së Kampionëve në Grupin 6-të.

Skuadra drenicase është ekipi i parë nga Kosova që ka zbarkuar në Ukrainë dhe ku do t’i zhvillojë edhe aktivitetet pikërisht në shtetin që nuk e njeh në mënyrë diplomatike Kosovën.

Liqeni ndeshjen e parë do ta zhvillojë me 28-tetor ndaj kampionëve të Rumanisë, FC United Galati, derisa një ditë me vonë me ukrainasit FC Uragan, teksa e përmbyll me 31-tetor me duelin ndaj FC Araz nga Azerbejxhani.

Postimi i plotë:

Përshëndetje Ukrainë

– Para pak minutash skuadra ka zbarkuar në aeroportin e qytetit Lviv në Ukrainë për tu nisur menjëherë drejt Ivano-Frankivsk, qyteti nikoqir ku dhe do vendosemi për ndeshjet e grupit 6 të Main Round UEFA Champions League.

-Me një mirëseardhje të ngrohtë dhe tejet mikpritëse nga ana e shtetit ukrainas duke vazhduar më tej me organizatorët, ekipi ndihet tejet komod para ndeshjeve në ditët në vazhdim.

– Sot skuadra vendoset në Park Hotel në Ivano-Feankivsk për të pushuar nga rruga e gjatë, për të shkelur palestrën qysh nesër në stërvitjen që do e mbajmë në sallën sportive ku dhe i zhvillojmë ndeshjet. Pasnesër fillon dhe testi i vërtetë me ndeshjen e parë për ne në kuadër të grupit.

-Me plot vetëbesim, angazhim dhe paraqitje solide mëtojmë para vetes për përfaqësim sa më dinjitoz të qytetit të Drenasit dhe jo vetëm. 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë