Mbi 5 mijë kopje të programit “Green për Drenas” janë shpërndarë të qytetarët

Më shumë se 5 mijë kopje të programit “Green për Drenas” janë shpërndarë këto ditë nëpër familje.

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori ka thënë se kanë mbetur edhe pak ditë fushatë dhe pavarësisht motit me shi, ata do trokasin edhe në dyert e disa fshatrave për ti takuar qytetarët dhe për ta shpërndarë programin.

Statusi i Drenorit:

Mbi 5 000 kopje të programit kemi shpërndarë derë me derë… mbi 5000 familje e kanë tashmë në dorë programin e shpresës për qeverisjen lokale 2021-2025.

Kanë mbetur edhe pak ditë fushatë dhe pavarësisht motit me shi, ne do trokasim edhe në dyert e disa fshatrave që ende qytetarët atje nuk kemi arritur t’i takojmë… do i pajisim me programin tonë… ti njoftojmë me ekipën tonë… sepse NE do jemi bashkë me QYTETARËT e komunës tonë në qeverisjen 2021-2025.☘️

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë