Driton Ajazi: Në Poklek morën përkrahje të jashtëzakonshme

Kandidati për kryetar të Drenasit, Driton Ajazi ka thënë se në Poklek të Vjetër dhe në Poklek të Ri ka marrë përkrahje të jashtëzakonshme për Platformën e tyre qeverisëse.

“Është për turp që në lagje që janë të kufizuara me qytetin, ende ka rrugë pa asfalt, pa trotuare e pa ndriqim. Prandaj, na duhet mobilizim i pashoq këto ditë sikurse e gjetëm këtu, për t’i dhënë ndëshkimin meritor pushtetit abuzues”, ka thënë Ajazi.

“Ne u zotuam për të jetësuar projektet zhvillimore. Investime domethënëse do të ketë në infrastrukturë dhe projekte ndërlidhëse për Poklekun e Vjetër dhe Poklekun e Ri”, ka shtuar ai.

Sipas tij do t’i çlirojnë potencialet për biznes, e edhe ato për urbanizim. Sepse, vetëm kështu ata shohin se mund të marr hov zhvillimi në këtë pjesë të komunës sonë.

#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin

o

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë