Dr. Izet Ibrahimi: HC Skavica, hapja e rrugës për gazifikimin e thëngjillit të Kosovës dhe linja interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri do t’i bënin dy shtetet tona shqiptare fuqi energjetike në rajon e më gjerë

Shkruan: Dr. Izet Ibrahimi

Lidhja e Republikës së Kosovës me Terminalin LNG Alexandroupolis është një nga projektet më strategjike të Kosovës në këto dy deceniet e fundit të këtij fillimshekulli. Politizimi i këtij projekti nga politkanë me suficit injorance si dhe shtrembërimi i politikave energjetike të Repulikës së Kosovoës nga disa ekspertë servilë, seriozisht  ka rrezikaur prespektivën intergurese dhe zhvillimore të Kosovës.  Në mbështetje të kësaj po ritheksoj disa nga faktet që vërtetojnë një gjë të tillë.

E para, shtirja e rrejtit të gazit natyror përveç që është kruciale për ekonomin e vendit kjo është edhe mundësi e artë për lidhjen e Republikës së Kosovës me sistemet rajonale të tubacioneve të gazit, veçanërisht me Korridorin Jugor të Gazit, i cili përshkon 3 . 500 kilometra territor, nga Baku në Italinë e jugut, përmes Gjeorgjisë, Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë, me burimet kryesore në fushat Shah Deniz në Detin Kaspik. Duhet të kemi parasysh se, me përjashtim të gazsjellësit metalurgjik deri në Shkup, Mitrovicë dhe Drenas, i cili që nga vitet e 70 të shekullit të kaluar transportonte gazin e prodhuar në Kosovë, ne jemi i vetmi vend në rajon që nuk kemi të shtrirë infrastrukturën e gazit. Një infrastrukturë e tillë,  që përveç se do të transportonte gazin që vjen përmes Gazsjellësit Trans-Anadolian (TANAP) dhe Trans-Adriatik (TAP), ajo gjithashtu do të jepte mundësin për të marrë gazin e lëngshëm nga terminali LNG i Dursit-Porto Romano. Duhet rikujtuar, se unaza e tillë e gazit është projektuar edhe në kuadër të projektit TAP, e konceptuar si një tubacion gazi Shqipëri-Kosovë, ALKOGAP, e cila  parashikohet të trefishojë kapacitetin e tij nëse zgjatet deri në Nish dhe përdoret për të furnizuar vendet e tjera në rajon. Përveç kësaj, gazsjellësi Maqedoni-Kosovë mund të shfrytëzohej si një infrastrukturë dytësore, thjeshtë për të krijuar unazën e gazit, e do të na mundësonte burime shtesë të furnizimit me gaz duke e lidhur Repulikën e Kosovës me të gjitha terminalet rajonale të LNG, e më theks të veçantë me atë të Durrësit dhe terminalin e LNG në Kërk të Kroacisë që ta përmbushte idenë e të ashtuqujturës ofertë e “gazit LNG Adriatik”.

E dyta, ideja e ndërtimit të Terrmocentralit me gaz nga importi është një tallje me publikun dhe një shans i përfitimit elektoral të opozitës. Falë injorancës së disa politikanëve dhe servilizmit tugitës të disa ekspertëve jugonastalgjikë, debate për infrastrukturën e gazit dhe lidhjen me sisitemet rajonale të gazit janë përqendruar në ato, se gjoja e gjithë kjo është e lidhur me ngritjen e një termocentrali nga gazi i importit.  Në parim, energjia elektrike dhe gazi mund të rrjedhin lirshëm nëpër rrjetet që shkojnë kryq e tërthor Evropës. Në një treg të vetëm evropian të energjisë, të gjithë prodhuesit dhe furnizuesit konkurrojnë me njëri-tjetrin. Prandaj, teoretikisht është e mundur që të blihet dhe shitet energjia elektrike dhe gazi kudo që ju dëshironi, duke pasur si qëllim marrjen e energjisë me cilësi të lartë dhe me çmim më të përshtatshëm. Ky do të ishte një plan i mirë në letër, megjithatë, sipas asaj që po zhvillohet në terren, arritja e këtyre caqeve është ende larg realitetit. Në fakt, Qeveria e ka të drejtë fokusin tek energjia nga linjiti  dhe nuk duhet të influencohet shumë nga teoritë e gjelbërta dhe nga sugjerimet për tranzicionin e nevojshëm energjetik me gaz, pasi që edhe gazi natyrorë është lëndë e parë me preardhje fosile. Në këto levizje ekologjike duhet të kemi parasysh se edhe përkundër iniciativave të vendeve të ndryshme për të prodhuar vetëm energji të gjelbër, konsumi i qymyrit në botë, që nga viti 2017 ka një rritje prej 1 % për vit. Ja disa fakte: SHBA në vitin 2018 ka djegur 943 milion ton thëngjill,  Kina 4 miliardë, aq sa djeg e gjithë pjesa tjetër e botës. Ndrësa Gjermania nxjerr rreth 172 milionë tonë qymyr në vit, nga i cili vie 40 % e prodhimit të energjisë kundrejt mesatares europiane prej 23 %, ku 150 termocentarlet e saj me qymyr, ku së bashku me impiantet e tjera me naftë, çlirojnë shifrën e frikshme prej 256 milion tonë CO2 – rekord absolut në Evropë! Në Britani, termocentrale të vjetra, të bazuara në qymyr, po riaktivizohen për të mbuluar mungesat e prodhimit nga projektet e energjisë së ripërtritshme. Janë 30 termocentrale të reja me djegie të qymyrit që po planifikohen dhe ndërtohen në Japoni. Ndërsa Repblika e Kosovës, e cila edhe pak vite përmbyllë një shekull të ekploatimit të thëngjillit, ende nuk ka arritur të eksploatoj 1 milard tonë linjit. Pra, mund ta vreni se sa të vegjel jemi në tregun global të prodhimit dhe konsumit të energjisë.

E treta, ekonomia e lirë e tregut është ajo që qeveriset në mënyrë strikte nga forcat e furnizimit dhe kërkesës pa ndikime qeveritare. Pra, gjykuar nga ky definicion, teknologjitë moderne të fisnikrimit dhe gazifikimit të thëngjilleve kanë ofruar mundësitë që kostot prodhuese të gazit të jenë dukshëm nën ato që sot e dominjonë trgun global. Prandaj, edhe nuk ka logjikë tregu, që në vendin ku ka mundësi të prodhohet gaz me çmime të ulëta “të importohet gazë i shtrenjtë nga Amerika”. Pra, Republika e Kosovës, paralelisht me teoritë e gjelbërta duhet të promovoj edhe energjinë nga linjiti, përmes zhvillimit të teknologjive të gazifikimit të linjitit, e cila ka ecur mjaft shumë. Kompani të fuqishme amerikane ka vite që kanë shprehur intersimin për projekte të tilla, e të cilat nëse do të zbatoheshin do ta kthenin Republikën e Kosovës në Katarin e Europës.

E katerta, mosshkëputja e unazës, përmes refuzimit të gazsjellësit Kosovë-Maqedoni,  e projektuar si pjesë e Krahut Jugor të Gazit, jo vetëm do ta fuste në lojë portin të Durrësit, por atij do t’i jepte një rol kryesor lidhur me magazinimin dhe transportimin e LNG. Pra, duhet rikujtuar se ka vite që me mbështetjen financiare të BERZH-it, EIB-së dhe BE-së, ka filluar modernizimi i këtij porti, si pika përfundimtare e Korridorit 8 pan-Evropian. Kjo do të rrisë eksportet shqiptare dhe do të fusë në rrugën përfundimtare të realizimit ndërtimin e HEC-it të Skavicës. HC Skavica, dhe hapja e rrugës për gazifikimin e thëngjillit të Kosovës, linja interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri, jo vetëm që përfundimisht do ta shkëputnin  Republikën e Kosovës nga ish-blloku jugosllav i energjisë së dominuar nga Serbia, por përundimisht atë dhe Republikën e Shqipërisë do t’i kthenin  në dy nga vendet e pasura me burime energjetike dhe në vende sovrane në aspektin e prodhimit të energjisë…

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë