Usyk e shokon Joshuan, e mund dhe shpallet kampion bote

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk ka arritur ta mposht Anthony Joshuan dhe të shpallet kampion bote në peshat e rënda në kategoritë WBA, IBF dhe WBO.

Meçi u zhvillua në 12 raunde, pasi asnjëri nuk arriti ta përfundonte meçin me nokaut.

Kështu, me vendim unanim, Oleksander Usyk u shpall kampion i ri i botës në tri kategori, duke e rrëzuar nga froni Joshuan.

Gjatë tërë meçit, Usyk ishte në ofanzivë dhe tregoi paraqitje shumë më të mirë sesa tashmë ish-kampioni Joshua.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë