FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

Florian Marku e ka regjistruar një fitore të jashtëzakonshme sonte në Londër.

Në “Tottenham Hotspur Stadium”, Marku është përballur me boksierin ukrainas, Maxim Prodan, raporton FrontOnline.

Përballja e sontme u zhvillua në dhjetë runde tejet interesante.

Pas dhjetë rundesh, Marku arriti ta fitojë këtë përballje me vlerësimin e gjyqtarëve.

Boksieri nga Shqipëria ishte më i mirë se ukrainasi dhe arriti në fund ta fitojë këtë përballje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë