Feronikeli e mpshtë Llapin në Merdare

Feronikeli ka arkëtuar pikë të plota nga ndeshja me Llapin, duke e fituar ndeshjen me rezultat 0-2.

Ndeshja u hap me golin e Dren Gashit, i cili realizoi me kokë nga afërsia në minutën e dytë shtesë, të pjesës së parë.

Goli i dytë erdhi nga i sapo inkuadrurari në lojë, Diar Prokshi, i cili realizoi për 0-2 në prekjen e tij të parë të topit, pas një depërtimi dhe asistimi të bukur të Berat Ahmetit.

Gashi trefishoi epërsinë pas një goditje të bukur nga jashtë zonës, duke dërguar topin mjeshtërisht mbi portierin e Llapit, sidoqoftë, ky gol u anulua pas thirrjes së VAR-it për pozitë jashtë loje.

Ndeshja tjetër është në mesjavë, ku në shtëpi presim skuadrën nga Klina, Dukagjini.

#Feronikeli #ForcaNikli # FCF

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë