Është 52 vjeçare, por në këtë foto Violeta duket si mi pas 20 vjet!

Violetë Kukaj përveç muzikës, komente të shumta në rrjete sociale po merr edhe për paraqitjen e saj.

Duket sikur në çdo fotografi të re që publikon, këngëtarja shfaqet çdo herë e më në formë.

Këngëtarja e cila numëron një karrierë të gjatë muzikore është komentuar shpesh edhe sa i përket ndërhyrjeve kirurgjike në fytyrën e saj, mirëpo ajo vetë nuk ka pranuar se ka kryer ndonjë të tillë.

Edhe në paraqitjen e saj të fundit, e rregulluar deri në detaj, këngëtarja 52-vjeçare ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të shumtë që posedon.

Ishte viti 2019, kur Violetë Kukaj i dha fund martesës disa vjeçare, mirëpo këngëtarja deri tani nuk ka thyer heshtjen për të folur rreth këtij raporti.

Ndërsa në muzikë, ajo është mjaft aktive me projekte të reja, ku edhe agjenda e saj është mjaft e ngjeshur me dasma e ahengje të ndryshme familjare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë