Feronikeli në Drenas sot e pret Gjilanin

Sot zhvillohen dy ndeshjet e radhës së gjiros së dytë në Superligën e Kosovës.

Feronikeli në Drenas e pret Gjilanin.

Ekipi nga Drenasi në ndeshjen e parë pësoi humbje nga Drita, kurse Gjilani barazoi me Drenicën. Dy skuadrat janë në kërkim të tre pikëve të para.

Ndeshja e dytë për sot është ajo mes Prishtinës dhe Ballkanit. Kryeqytetasit i presin në “Fadil Vokrri” “Xhebrailat” e Suharekës.

Dy skuadrat barazuan në xhiron e parë, sot do të kërkojnë fitoren e parë në këtë sezon.

Të dy ndeshjet do të luhen në ora 17:00 dhe mund t’i shikoni në ArtMotion./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë