Pedagogia nga Llapushniku i bashkohet IQ “Green për Drenas”, do të garoi për asambliste

Valentina Leku Gashi, pedagoge e diplomuar nga Llapushniku, iu bashku sot IQ “Green për Drenas” dhe do i hy garës për ulëse në asamble.

Kandidati për kryetar të komunës nga IQ “Green për Drenas”, Xhavit Drenori ka thënë se Valentina shkollën fillore e kreu në Baicë, gjimnazin në Drenas dhe u diplomua në fakultetin filozofik në UP në degën e Pedagogjisë̈.

Gjatë studimeve znj. Leku Gashi ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh dhe projektesh për luftimin e dukurive negative në shoqëri, me theks të veqant rininë.

Në akademinë ORA ka punuar si pedagoge ndërsa së fundi është angazhuar në FSHMU “Hasan Prishtina” si mësimdhënëse.

“Kauza jone GREEN çdo dite e më shumë po ofron njerez më të mirë dhe më profesionist.Na priftë e mbara”, ka thënë Drenori.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë