Edhe dy familje nevojtare me shtëpi të reja në Skenderaj

Bashkë me hoxhën e nderuar, Halil Kastrati, vizituam dy familje me gjendje të rëndë sociale, të cilave ua dhamë lajmin e shumë pritur për ndërtimin e shtëpive të tyre.

Pasi urova familjet Hylenaj dhe Haxhiu për shtëpitë, falënderova hoxhën dhe donatorët për humanizmin e treguar në vazhdimësi ndaj qytetarëve të komunës sonë.

Bashkë me hoxhën Halil, gjatë 3 viteve të fundit kemi ndërtuar rreth 60 shtëpi e kemi dhuru banesa për familjet në nevojë të komunës sonë.

Kështu mbetemi të përkushtuar që të sigurojmë banim të dinjitetshëm për të gjitha familjet nevojtare në komunën tonë.

Faleminderit hoxhë Halil dhe gjithë ju donatorë të shumtë, që me përkrahjen tuaj po ktheni shpresën e humbur të shumë familjeve nevojtare!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë