Sabri Fejzullahu vjen me postimin më emocionues për të vdekurit në Kroaci

“Zemra gjak po më pikon, loti për ju nuk ndalet”, Sabri Fejzullahu për të vdekurit Kosovarë në Kroaci.

Ngjarja tragjike e ndodhur mëngjesin e sotëm në Kroaci ka tronditur të gjithë.

Autobusi me targa kosovare i cioli mori rrugë nga Gjermania drejt Kosovës për pushime u aksidetua, dhe humbën jetën 10 persona dhe 44 tjerë u lënduan.

Për këtë fatkeqësi reaguan fytyra të shumta publike duke ndjerë pikëllim dhe shprhën ngushllime.

Në mesin e tyre ka shkruar së fundi edhe Sabri Fejzullahu duke bashkëndjerë me familjarët e viktimave.

“Zemra gjak po më pikon për ju. Eh sa shumë e doni tokën e bekume të Kosovës. Ju bekoftë perëndija. Loti për ju nuk ndalet o buka e jonë”, ka shkruar këngëtari.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë