Diasporës u del në mbrojtje Leonora Jakupi: Çka keni more me këto sulme, as ne s’jemi më të mirë

Leonora Jakupi i del në mbrojtje diasporës: Çka keni more me këto sulme, as ne s’jemi më të mirë.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka bërë një reagim si rrallë herë në rrjetet sociale.

Ajo është shqetësuar nga komentet dhe kritikat e shumta kundrejt mërgimtarëve që kanë ardhur në Kosovë për pushimet verore.

Në një shkrim të publikuar në InstaStory, ajo ka thënë se shqiptarët që janë në Kosovë nuk dallojnë nga ata të diasporës.

“Çka keni more me gjithë këto sulme për mërgatën tonë? Jo po garojnë me vetura, jo parkohen keq s’po i respektojnë rregullat në komunikacion etj etj. A mos jemi ne më mirë se ata? Apo keni harruar që jemi brum i njëjtë? Lërini njerëzit le të kënaqen në vendin e vet, tek e fundit secili paguan për gabimin e vet! Gëzuar diasporë”, ka shkruar Leonora në InstaStory.

Ky reagim i saj vjen pas dy rasteve të fundit të regjistruara në Shqipëri, ky dy bashkatdhetarë kanë tejkaluar limitin e shpejtësisë duke bërë gara mes vete, teksa një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe një ditë më vonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë