ZYRTARE: Drenica emëron trajnerin dhe shtabin e ri teknik

Klubi i futbollit nga Superliga, Drenica, ka njoftuar se ka zgjedhur trajnerin e ri të skuadrës, shkruan rajoni.org.

Ish-trajneri i kuqezinjve, Tahir Lushtaku është rikthyer sërish në klub. Ai do të udhëheqë klubin në sezonin e ri 2016-17.

“Kryesia e KF Drenica sot ka zgjedhur Afrim Jasharin trajner të klubit ai do të udhëheqë skuadrën në edicionin e ri 2021-22”, ka njoftuar klubi.

Lushtaku zëvendëson Sami Sermaxhajn e larguar pas një sezoni jo shumë të mirë.

Komunikata e plotë:

Drenica zgjedhë ikonat e klubit në udhëheqje të skuadrës.

Kryesia e re e klubit ka bërë një hap të madh duke rikthyer në klub ikonat e futbollit të Drenicës.
Pas emrimit të Besim Bajraktarit drejtor sportiv, sot.

Tahir Lushtaku emerohet krye-trajner i Drenicës

i cili ndihmës do të ketë,Sami Geci, ish kapiteni legjendar i ekipit, Brahim Vojvoda, Arton Hajdari, i cili gjithashtu është ish-lojtar i Drenicës dhe Bekim Xani i cili do të jetë trajner i portierëve.
Kryesia e re ka objektiva të qarta aftagjate, prandaj marrëveshja me shtabin teknik është tri vjeçare , me synim Evropën.

Pas emërimit të shtabit teknik, shumë shpejt pritet të fillojnë edhe stërvitjet për edicionin e ri të garave, dhe krahas kësaj, drejtuesit e klubit do të punojnë për afrimin e lojtarëve të nevojshëm për edicionin e ri të garave.

Shtabi teknik:
Tahir Lushtaku, Krye trajner, Sami Geci, ndihmës trajner, Brahim Vojvoda, ndihmës trajner, Arton Hajdri, ndihmës trajner dhe Bekim Xani trajner i portierëve.
Shtabi teknik brenda pak ditësh pritet të fillojë stërvitjet për edicionin e ri të garave 2021/2022./Rajoni.org/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë