Publiku ia bën qejfin Labit, brohorasin “S’ka virus”

Labi publikon videon nga mbrëmja muzikore në Ferizaj, i gjithë publiku brohoret “S’ka virus”.

Të gjithë atyre që e kritikuan për deklaratën lidhur me virusin, Labi u bëri ‘diss’ me një video.

Këngëtari Labinot Tahiri, i cili mbrëmë ka filluar me performanca pas një kohe të gjatë pauzë, mblodhi një numër të madh publiku, shkruan lajmi net.

Artisti ka publikuar pamje të shumta në rrjete sociale nga kjo performancë, ku u prit mirë nga ana e publikut.

Në videon e fundit, Labi tregoi se si në momentin kur i pyeti të pranishmit të përgjigjen sinqerisht se a ka virus, të gjithë duke brohoritur ia kthyen “S’ka virus”.

Ndërsa, në fund të videos këngëtari dëgjohet duke e përsëritur deklaratën se COVID-i ishte virus sezonal dhe është “COVID-biznes”.

“A ju kujtohet do me disa e çmisaa ndaj meje haha! Qaq u paten gezua qe me pushtonin mediat per at thenjen time, sa qe dasem dojshin me ba prej gezimit haha! Tash ku jane do artista që tap e lëshuan Bajrakun e po lypin mramje haha. Kamaa Vilus hupi Vilusi. Vilusi Vilusi. Me mua disa joo, sban shkoni tash dilni media thoni a ka a ska vilus kamaaa. Qe kush më mbron mua publiku dhe Zoti. E tani meshnet nje dis nga publiku!! Haha. Ju dua, Labi”, shkruan ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë