Këngëtarët nisin dasmat pas pauzës njëvjeçare, premtojnë se nuk do t’i ngrisin çmimet

Me premtimin se nuk do t’i ngrisin çmimet, këngëtarët nisin dasmat pas pauzës njëvjeçare.

Vendimi për mbajtjen e ahengjeve dhe dasmave këtë verë u mirëprit nga qytetarët në të njëjtën kohë edhe artistët e estradës.

Një vit pas përmirësimit të gjendjes me pandeminë COVID-19 në vend ka filluar gjallëria.

MOS E HUMBISNI

7 Most Startling Movie Moments We Didn’t Realize Were Insensitive

Herbeauty

Megjithatë, edhe pse gjërat kanë nisur të rikthehen siç kanë qenë para një viti, dëmet e shkaktuara nga pandemia nuk mund të lihen anash e aq më pak të harrohen.

Sigurisht, se gjatë kohës së pandemisë biznese të ndryshme kanë qenë të afektuara nga izolimi po ashtu edhe nga ora policore, krahas këtyre natyrisht se edhe këngëtarët kanë qenë të prekur nga kjo situatë.

Sidoqoftë, pas rënies së rasteve me COVID-19, situata është përmirësuar duke mundësuar nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë lejimin e këtyre ahengjeve familjare, në të njëjtën kohë edhe të mbrëmjeve muzikore që nga data 15 qershor.

Këtij lajmi iu gëzuan këngëtarët, të cilët tashmë kanë nisur mbajtjen e mbrëmjeve muzikore duke caktuar datat në lokale të ndryshme, gjithashtu edhe dasmave.

Kujtojmë se këngëtari nga Gjakova, Shkëlzen Jetishi-Xeni këtë të hënë ka qenë i pranishëm në një dasmë derisa njoftoi se tashmë sezona ka nisur.

Ndërkohë, fitimi nga ahengjet familjare për këngëtarët natyrisht se nuk është i vogël kur flasim për pagën bazë, por edhe bakshishet që ata marrin, megjithatë një vit mos-përformim në mbrëmje muzikore dhe dasma, natyrisht se iu ka shkaktuar humbje në buxhetin e tyre.

Lajm.net, ka kontaktuar me disa nga këngëtarët të cilët i kemi pyetur se a do ketë rritje të çmimit për pjesëmarrjen në dasma duke u bazuar në humbjen që ata kanë pasur rreth një viti apo më shumë.

Në një prononcim për lajmi.net, këngëtarja e njohur Shkurte Fejza tha se çmimin e dasmave nuk e lëviz, pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga pandemia.

“Është e vërtetë se kaloi kohë e gjatë pa punë për shkak të pandemisë dhe ne i kemi respektuar të gjitha rregullat strikt dhe asnjë aktivitet gjatë kësaj periudhe nuk kemi bërë. Por, çmimet nuk i lëvizim në asnjë mënyrë, do të thotë nuk ka asnjë mundësi për ngritje të çmimeve asnjëherë as sivjet dhe as vitin tjetër”, deklaroi ajo.

Njësoj u shpreh edhe Afrim Muqiqi, i cili për lajmi.net tha se shpreson që gjithçka të kthehet në normalitet.

“Jo nuk vjen në shprehje rritja e çmimit për arsye se kemi datat e caktuara të vitit të kaluar dhe ne do mundohemi me i përfundu ato dhe shpresojmë qe gjithçka të rikthehet siç ka qenë dhe do mbarojë pandemia”, tha Muqiqi.

Në anën tjetër, Edona Llalloshi thotë se më e rëndësishmja është që filloi puna për të gjithë.

“Me rëndësi është të fillon puna për te gjithë( nuk është se vetëm këngëtaret kanë mbet pa punë, është një ekipë e tërë: Orkestrat , simfonia, studiot e deri te Gastronomia etj)”, deklaroi Edona për lajmi.net.

Se çmimet nuk do i lëvizin deklaroi edhe Besart Halimi, i cili tha se të gjithë kanë kaluar në periudhë të vështirë.

“Jo çmimet janë njëjtë si më herët pasi që dihet se të gjithë kemi kalu një periudhë të vështirë dhe nuk është e arsyeshme që t’i ngrisim çmimet edhe pse ne kemi qenë më të prekurit nga kjo situatë”, tha Halimi.

I kontaktuar nga lajmi.net, Meda ngushëlloi familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre gjatë pandemisë.

“Unë personalisht i falënderoj gjithë fansat e mi sepse pa ta nuk do të isha ku jam. E normalisht që ju shprehi ngushëllime gjithë atyre qe i kanë humbur të afërmit sepse kjo është humbje më e madhe se çdo send tjetër kurse ata qe janë të prekur nga virusi ju uroj shërim sa ma të shpejtë”, u shpreh ai.

Mos-lëvizje të çmimeve premtoi edhe Burak Vehapi, i cili tha se do t’i mirëkuptojë dasmorët, ngase çdo fushë është prekur nga pandemia.

“Jo përkundrazi do të kemi mirëkuptim për secilin dasmor e familje sepse besoj që të secili e në çdo sektor ka ndiku në të ardhurat”, tha Vehapi.

Kujtojmë se viteve të kaluara, artistët e kishin të ngarkuar sezonën e verës me dasma e ahengje të tjera familjare, ndërsa pritet që pas lejimit të tyre, datat e këngëtarëve të jenë të rezervuara për gjithë sezonën.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë