Lladrovci uron mbetjen në superligë të Feronikelit, paralajmëron rikthimin e fuqishëm

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar lojtarët dhe menaxhmentin drejtues të Feronikelit, në veçanti Naser Ramën, të cilët u angazhuan që ky klub megjithatë të qëndroj brenda elitës së futbollit të Kosovës.

Lladrovci ka shkruar që “Feronikeli uroj të rikthehet më fuqishëm se asnjë herë më parë, sepse, e meritojnë lojtarët, menaxhmenti, drejtori Rama por edhe ne publiku besnik i Drenasit dhe më gjerë”.

Postimi i Ramiz Lladrovcit:

Loja baras në Podujevë e Feronikelit, mbylli një nga sezonet më të vështira të ekipit tonë të zemrës.
Përgëzoj lojtarët dhe menaxhmentin drejtues, në veçanti Naser Ramën, të cilët u angazhuan që Feronikeli megjithatë të qëndroj brenda elitës së futbollit të Kosovës.
Viti ishte i rëndë, me kufizime të mëdha të cilat reflektuan në tërësinë e funksionimit të ekipit. Ndërrimi i trajnerëve dhe kushtet që imponoi pandemia, patën ndikimin negativ, ndikim të cilin duhet harruar sa më parë dhe shikohet përpara.
Feronikeli uroj të rikthehet më fuqishëm se asnjë herë më parë, sepse, e meritojnë lojtarët, menaxhmenti, drejtori Rama por edhe ne publiku besnik i Drenasit dhe më gjerë.
Suksese Feronikeli. Ju duam!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë