Në Skenderaj mbahen Garat Regjionale në Volejboll

Në sallën e edukatës fizike të Shkollës së Mesme të Lartë Profesionale “Anton Çetta”, sot janë mbajtur Garat Regjionale në Volejboll, të cilat janë organizuar nga Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollor Skenderaj, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Gjatë zhvillimit të këtyre ndeshjeve, i pranishëm në sallë ishte edhe i pari i komunës, Bekim Jashari, i shoqëruar nga drejtori i DKA-së, Bekim Latifi.

Vendin e parë në këto gara në kategorinë e vajzave e zuri, Gjimnazi “Eqrem Qabej” Vushtrri, vendin e dytë, Gjimnazi ”Hamëz Jashari” Skenderaj.

Kurse në kategorinë e meshkujve vendin e parë e zuri SH.M.L.P” Bahri Haxha” Vushtrri, vendin e dytë SH.L.M.P ”Anton Çetta” Skenderaj.
Ndërsa tek shkollat e mesme të ulëta, në kategorinë e vajzave, vendin e parë e zuri, Sh.m.u ”Shaban Jashari” Skenderaj, vendin e dytë, Sh.m.u “ SH.M.U 2” Vushtrri.

Në kategorinë e meshkujve, fituese e vendit të parë doli, Sh.m.u “ Dëshmorët e Qyqavicës” Qirez, Skenderaj, ndërsa e vendit të dytë Sh.m.u ” Gjergj K Skenderbeu” Vushtrri.

Shpërblimet për ekipet fituese i ndau Kryetari Jashari së bashku me drejtorin Latifi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë