Petrit Gashi: Liria dhe bashkimi e kanë vetëm një emër, UÇK

Asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Petrit Gashi ka deklaruar se UÇK-ja ishte dhe është ADN-ja e shtetit të Kosovës dhe e avancimit të drejtave të shqiptarëve në tërë hapësirat ballkanike.

“UÇK-ja do jetë e vetmja ADN e cila do trashëgohet deri në arritjen e qëllimit të saj, pra Bashkimin e trojeve shqiptare rreth Nënës Shqipëri”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook.

Prandaj, sipas tij luftohet kaq fort e kaq egër Prandaj hedhet baltë mbi të kaluarën e saj!
Prandaj misionarët vijnë e shkojnë duarthatë se nuk do ja arrijnë qëllimit të na nënshtrojnë e ta zbehin përkushtimin tonë për bashkim”, ka shkruar ai.

UÇK-ja ka fituar mbi një armatë shovinistesh jugosllav që kanë shkrepur çdo armë e çdo propagandë kundër tyre, dhe ajo do fitojë përsëri sepse UÇK është vet populli, gjaku e shpresa jonë!

Shqiptarët duhet ta dinë vetëm një gjë: Liria dhe Bashkimi e kanë vetëm një emër UÇK

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë