Bekim Jashari e bën Prekzain me stadium, “Bajram Aliu” zhvendoset aty

Në seancen e cila është duke u mabjtur sot në Kuvendin Komunal të Skenderajt, është marrë vendim nga Kryetari Bekim Jashari, së bashku me bashkëpuntorët e tij në komunë, që të gjitha investimet e parapara në stadiumin e qyetit “Bajram Aliu” të ndërpriten.

E këtë stadium ai ka vendosur ta dërgoj në Prekaz mbi lagjen Jashari më saktë mbi fshatin Klinë e Ulët tek fusha ndihmëse e futbollit, transmeton rajoni.org.

Vetë kryetari nuk e pranon gjatë seancës se stadium po zhvendoset në Prekaz, por e thekson si hapsirë midis lagjes Jashari dhe fshatit Klinë, por që gjeografikisht është në Prekaz.

Hapsira e ndarë për këtë stadium është mbi 13 hektarë, dhe është pronë e komunës e ndarë nga kuvendi komunal, e mjetet për këtë stadium do të ndahen nga Ministria për Kulturë dhe Sport së bashku me Komunën e Skenderajt.

E arsyeja sipas komunës është se stadium aktual nuk i plotëson kushtet për UEFA, por dihet që tash e sa vite klubi i Drenicës objektiv të vetëm e ka mbijetesën e jo kompeticionet Europiane.

A ka ndonjë prapavijë politike ose me interes personal ai stadium mbetet për tu parë gjatë realizimit të projektit, pasiqë e gjithë historia e klubit të Drenicës, nga drejtuesit e saj njihet për biznes për përfitime personale e jo për ti dhuruar diqka sportit të qyetit më sakt futbollit.

Tash e sa vite pas lufte skuadra e Drenicës nuk njeh ndonjë sukses, pos atij në mbetjen në elitë të futbollit vendor./Rajoni.org/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë