Nipi i Adem Jasharit ftohet për herë të parë te Kosova

Kosova U17 do të zhvillojë këtë muaj dy ndeshje miqësore kundër Bullgarisë U17 në Sofje.

Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Arsim Abazi ka publikuar listën e futbollistëve për këtë ndeshje.

Shumica e futbollistëve luajnë në skuadrat kosovare, por ka edhe nga diaspora.

Është interesant të theksohet që nipi i Adem Jasharit, Igballi është ftuar për herë të parë te Kosova U17.

Javë më parë, Indeksonline raportojë për talentin e Igballit dhe ofertat që ka marrë nga klubet gjermane.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë