Klubi i veteranëve Drenica fituese e turneut “Ilir Lushtaku”

Për nder të përvjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Ilir Lushtaku, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Federaten e Futbollit të Kosovës si dhe Klubin Futbollistik “Drenica”, sot ka organizuar turneu në futboll, kupën e të cilit e fitoi klubi i veteranëve “Drenica”.

Vendin e dytë në këtë turne e mori ekipi i veteranëve të Kosovës, kurse vendin e tretë e fitoi skuadra “Bashkimi”, nga Kumanova, e në anën tjetër portieri me i mirë i këtij turneu u zgjodh portier Daut Naço.

Në ceremoninë e nderimit të veteranëve të futbollit mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili edhe shperndau medaljet për sportistet e dalluar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë