Mesazh i qartë për Suedinë dhe Spanjën, Kosova e ‘çmonton’ Lituaninë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të këtij viti (2021).

‘Dardanët’ arritën fitore të thellë 4 me 0 në miqësore ndaj Kombëtares së Lituanisë, takim i zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’ – Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

 

Ekipi i Bernard Challandes ishte më i mirë qysh nga fillimi i ndeshjes, ku në minutën e 27’të, anësori i Reims – Arbër Zeneli shënoi golin e parë për Kosovën.

Me rezultat 1 me 0, Kosova e mbylli pjesën e parë.

Në të dytën, ‘Dardanët’ shënuan edhe tre gola të tjerë. Në minutën e 63’të, golin e dytë e shënoi Vedat Muriqi. Të tretin e realizoi Arbër Zeneli, të dytin personal. Kurse të katërtin dhe të fundit në ndeshje, e shënoi Besar Halimi në minutën e 79’të.

Kosova të dielën e pret Suedinë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikime në Kupën e Botës ‘Katari 2022’. Kurse më 31 mars, udhëton për në Spanjë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë