Pamje të rënda: 23 vjet nga masakra në Çirez dhe Likoshan

Në Likoshan dhe në Qirez, te vendi i quajtur “Te tre lisat”, u zhvilluan luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave kriminale serbe.

Në luftimet e zhvilluara mbetën të vrarë disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat e armikut rrethuan të dy fshatrat ku ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm. Më 28 shkurt 1998, në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, policia serbe në mënyrën më barbare vrau gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur, në oborret dhe shtëpitë e tyre, në shenjë hakmarrjeje pas përleshjes me një njësit të UÇK-së te Lisi Gjashtënjak. Viktimat e pafajshme përpos që u vranë, ato edhe u masakruan. Me këtë akt policia dhe ushtria serbe filluan fushatën e akteve masive të vrasjeve, masakrave, gjenocidit, djegies dhe spastrimit etnik për dy vite me radhë (1998 – 1999).

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë