Ganimete Musliu takon të rinjtë e të rejat në Skënderaj, Han të Elezit e Kllokot

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka vazhduar takimet në të gjithë Kosovën, duke marrë ri-konfirmimin për mbështetje të fuqishme për të dhe PDK-në.

Musliu ka qenë në Baks të Skënderajt, fshatin e saj të lindjes ku është pritur fuqishëm siç do herë nga bashkëvendësit e saj.

“Isha në fshatin tim, aty ku gjithmonë ndihem plot, aty ku zemra ime rrah fortë, aty ku PDK fiton gjithmonë fuqishëm”, ka thënë Musliu.

Musliu ftoi qytetarët e Baksit që të dalin masovikisht në zgjedhje e që të ftojnë çdo qytetar jo vetëm të Baksit por të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin e të votojnë PDK-në, transmeton DrenicaOnline.

“PDK ka plan konkret për zhvillim ekonomik në mënyrë që të mos ndodhë që të rinjtë e të rejat e Kosovës të braktisin Kosovën por të shohin perspektivë në vendin e tyre. PDK do të ofrojë mundësi për çdo të ri që të zhvillohet, punojë dhe të jetojë pranë familjes në Kosovë”, ka thënë Musliu.

Kandidatja për deputete e PDK-së ka vazhduar takimet me përkrahës edhe në Han të Elezit dhe Kllokot ku ka takuar kryesisht të rinj e të reja që e kanë pritur ngrohtësisht.

“Përmbyllën një ditë të suksesshëm duke bashkëbiseduar me qytetarët tonë që gjithmonë na qëndrojnë afër. Faleminderit nga zemra”, është shprehur Musliu.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë