E zhveshur dhe me bark të fryrë, Afërdita publikon setin fotografik pak ditë para lindjes

Afërdita Dreshaj ndan fotografitë e preferuara nga seti fotografik në fundin e shtatzënisë.

Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj çek, Jakub Kindl kanë realizsuar një fotosesion mjaft interesant pasi këngëtarja shqiptare tanimë është në javët fundit të shtatzënisë.

Nëpërmjet rrjeteve sociale Afërdita ka publikuar disa nga imzhet më të preferuara të saj, ku shihet si një mami joshëse.

Ajo së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa nga fotografitë që po i pëlqejnë më së shumti asaj në Instastory.

“Do të ndaj disa nga fotot e mija të preferuara nga Fadil Berisha”, shkroi këngëtarja krahas fotos së parë.

Afërdita shihej e zhveshur thuajse tërësisht teksa ishte mbështjellë me një pëlhurë të zezë duke bërë fotografitë mjaft interesante.

Ajo thuajse në çdo imazh u paraqit e veshur me këpucë të larta të cilat edhe bënin që këmbët e saj të dukeshin mjaft seksi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë