Sërish vërshime në Drenas/ Mbulohen disa ura e toka bujqësore, ekipet emergjente janë ne teren

Reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë orëve të vona, kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në disa zona, ku lumi “Drenica” ka dalë nga shtrati dhe për pasojë janë mbuluar disa ura në fshatin Dobroshec e Çikatovë e Vjetër, e po ashtu janë mbuluar edhe disa rrugë.

Ekipet emergjente janë në teren dhe po monitorojnë situatën. Nuk ka vërshime në shtëpi banimi, vetëm në disa segmente rrugore, ura e vërshime në toka bujqësore.

Ftojmë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i shmangen vendeve ku uji ka vështirësuar qarkullimin.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë