Aksidentohet vetura e Policisë, përplaset në shtyllë elektrike

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme në Malishevë.

Dy automjete janë përfshirë, njëra nga to edhe e njësiteve të Policisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Nga fotografitë mund të shihni se si vetura zyrtare e Policisë, është përplasur edhe nga shtyllë elektrike, ku edhe është dëmtuar rëndë. Ndërsa, s’dihet nëse ka të lënduar.

Njësitet përkatëse sakaq po merren me rastin.

Fotografi nga vendi i ngjarjes:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë