Shala: Xhirimet që realizoi Gazi u bënë jehonë e fuqishme e luftës sonë

Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala ka takuar ish- ushtarin e UÇK-së, gazetarin e luftës – Gazmend Elshanin. Ai thotë se Gazi ishte njëri nga reporterët e paktë që e memorizoi dhe dokumentoi luftën tonë, transmeton DrenicaOnline.

“Me kamerën e tij ai shumë herë e vuri jetën në rrezik. Xhirimet që realizoi Gazi u bënë jehonë e fuqishme e luftës sonë në mbarë botën”, ka thënë Shala.

Postimi i tij i plotë:

Me mikun e vjetër, ish- ushtarin e UÇK-së, gazetarin e luftës – Gazmend Elshanin. Gazi ishte njëri nga reporterët e paktë që e memorizoi dhe dokumentoi luftën tonë. Me kamerën e tij ai shumë herë e vuri jetën në rrezik. Xhirimet që realizoi Gazi u bënë jehonë e fuqishme e luftës sonë në mbarë botën.
Gazi nuk ka ndryshuar as tani në kohë paqe: ai çdo herë reflekton dinjitet dhe personalitet. Nga biznesi i suksesshëm që drejton sot shumë familje kosovare realizojnë të ardhurat e jetës. Gazi është një intelektual që dashurinë për atdheun kurdo e ka moto të jetës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë