Sokol Kiqina nënshkruan me FC Feronikelin

Gjatë ditës së sotme, në zyret e FC Feronikelit, ka nënshkruar kontratën e parë profesionale, sulmuesi nga akademia e FC Feronikelit, Sokol Kiqina.

Kiqina ka kohë që stërvitet me ekipin e parë dhe ka bindur kryetrajnerin, Klodian Duro, që ta ketë edhe zyrtarisht me ekipin e parë.

Kiqina tashmë ka dy paraqitje me FC Feronikelin, duke arritur të realizojë një gol, për ndeshjen e Kupës së Kosovës.

Ai luan në pozitën e qendërsulmuesit, i aftë të luajë edhe në pozita tjera sulmuese.

Duro ka kohë që bashkëpunon fuqishëm me akademinë e FC Feronikelit, duke ofruar gjithnjë lojtarë të rinjë me ekipin e parë, duke i dhënë mundësinë secilit që të dëshmohet.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë