Goditet këmbësori në Llapushnik, shoferi ik nga vendi i aksidentit

Policia ka njoftuar sot se një person derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij në Llapushnik të Dre⁰nasi dyshohet se nga pakujdesia ka goditë një këmbësor dhe i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Prishtinës.

Aksidenti sipas policisë ka ndodhur të hënën në ora 09:00.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë