Feronikeli triumfon në shtëpi, mposhtë Trepça ’89

Feronikeli ka shënuar fitore me rezultat 2-0, në ndeshjen e xhiros së 15-të, të Superligës së Kosovës, e cila u zhvillua në “Rexhep Rexhepi”, ndaj Trepça ’89.

Marko Simonovski zhbllokoi rezultatin, duke shënuar nga pika e bardhë për 1-0, në minutën e 30-të të ndeshjes dhe njiherit ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

Gjatw pjesës së dytë, Simonovski u bë përsëri protagonist ku pas një depërtimi nga e majta, gjeti shumë mirë në zonë Adem Maliqin i cili u tregua i saktë nga afërsia për 2-0.

Pas këtyre tre pikëve të arkëtuara, Feronikeli pozicionohet në vendin e 5-të.

Ndeshjen tjetër udhëtojmë në kryeqytet për tu përballur me Prishtinën.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë