Duro fton tre juniorë të FC Feronikelit në ekipin e parë

Me kërkesë të kryetrajnerit, Klodian Duro, tre nga juniorët e shkollës së futbollit Feronikeli, janë ftuar te ekipi i parë.

Gjatë stërvitjes së sotme, ekipit të parë i’u bashkuan edhe futbollisët e shkollës së futbollit, Drinor Morina, Sokol Kiqina dhe Albion Shurdhiqi.

Ky vendim erdhi në koordinim të plotë me trajnerët e juniorëve të Feronikelit, Arton Hajdari dhe Mehdi Bucolli.

Kryetrajneri, Klodian Duro dhe ndihmëstrajneri, Faruk Elshani, duan të ndjekin politikë të tillë, duke u dhënë sa më shumë hapsirë futbollistëve që vijnë nga shkolla e futbollit, Feronikeli.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë