Në Drenas mbahen garat në fustall të realizuara nga DKRS

Sot, në Komunën e Drenasit, duke respektuar masat mbrojtëse nga virusi, janë mbajtur garat komunale në futsall në mes të shkollave të mesme të realizuara nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në palestrën “Hysni Jetullahu” dhe Federata e Sporteve Shkollore në Drenas.

Nga kjo garë u shpallën fitues, vendi i parë për vajza, Shkolla e Mesme e Lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ndërsa lojtarja me e mirë Diellza Krasniqi dhe mësimdhënësi Albert Gjoshi.

Ndërsa, për djemtë vendi i parë i takoi SHML Gjimnazi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ndërsa lojtari më i mirë u zgjodh Laurent Xhylani dhe mësimdhënësi Zeqir Hasi.

DKRS për fituesit dhe pjesëmarrësit ndau mirënjohje, medalje, kupa dhe fanella sportive.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë