Tre klube të reja sportive, më shumë mundësi për të rinjtë e Komunës së Drenasit

Komuna e Drenasit po u krijon gjithmonë e më shumë hapësirë sportistëve si në krijimin e hapësirave sportive, mbështetjes financiare dhe në investime në infrastrukturë sportive.

Vetëm gjatë këtij viti, në Komunën e Drenasit janë themeluar tre klube të reja sportive në kuadër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Në këto klube janë angazhuar shumë të rinjtë duke iu dhënë mundësia të shprehin talentet e tyre në disiplina të ndryshme sportive si futboll, karate, dhe çiklizëm.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Shqipe Zogu ka pritur në takim përfaqësuesin e klubit të futbollit “Fortuna”, përfaqësuesin e klubit të karatesë “Drenasi”, dhe përfaqësuesin e klubit të çiklizmit “Komobike”. Në këto takime, Drejtoresha Zogu ka uruar klubet e posathemeluara, duke i përgëzuar për iniciativat e tyre për angazhimin e të rinjve dhe është zotuar për mbështetje të vazhdueshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë