Sot në Drenas “Feronikeli” pret “Llapin”

Sot do të fillojë java e nëntë në Superligën e Kosovës në futboll, kurse në program do të jenë dy ndeshje mjaft interesante.

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, Feronikeli e pret Llapin.

Feronikeli gjendet në vendin e tetë me 7 pikë, kurse Llapi një vend më poshtë me 5 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndeshja tjetër që zhvillohet sot është ajo mes Arbërisë dhe Dritës. Të dy këto takime nisin nga ora 14:00. 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë