Nënshkruhet marrëveshja për inicimin e projekteve për efiçiencë të energjisë elektrike për palestrën sportive “Hysni Jetullahu”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të mërkurën ka pritur në takim Admir Shalën, Drejtor i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), dhe anëtarin e Bordit të FKEE-së, Artan Berisha, ku edhe është nënshkruar marrëveshja për zbatimin e Projektit Komunal të Eficiencës se Energjisë në kuadër të projektit të Fondit të Kosovës për Eficiencë të Energjisë. Kjo ka rezultuar me inicimin e projektit për efiçiencë të energjisë elektrike për palestrën sportive “Hysni Jetullahu”.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, Komuna e Drenasit nga projekti i lartpërmendur përfiton investime në vlerë deri në 500.000,00€. Ky projekt ka për qëllim rritjen eficiencës përmes kursimit (kostos) së energjisë dhe buxhetit, si dhe për t’i përmirësuar nivelet e komoditetit dhe standardet për përdoruesit e objekteve komunale.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar Drejtorin e FKEE-së, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme në implementimin e projekteve me masa eficiente për Komunën e Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë