Ja si do të duket fusha sintetike në Komoran

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të mërkurën ka pritur në takim, Ministren e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit, Vlora Dumoshi, zëvendësministrin Halil Matoshi dhe U.D sekretarin Iber Alaj me të cilët ka biseduar lidhur me zhvillimin e projekteve të përbashkëta që janë duke u zhvilluar dhe ato që do të investohen.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci dhe ministrja Dumoshi, kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e fushës sintetik e cila do të ndërtohet në Komoran. Pas vënies së gurthemelit, kryetari Lladrovci ka falënderuar ministren Dumoshi për bashkëpunimin dhe përkrahjen që po i bënë Komunës së Drenasit në zhvillimin e projekteve. “Sot pata kënaqësinë ta pres në takim ministren Dumoshi, zëvendësministrin, sekretarin dhe stafin e saj. Fillimisht ne vendosem lule në sheshin Fehmi Lladrovci, pastaj patëm një takim të frytshëm, ku biseduam për projektet që do të zhvillohen në Komunën e Drenasit dhe ishin edhe në stadiumin Rexhep Rexhepi, një stadium i cili është duke u bërë më i miri në rajon dhe sot jemi këtu për të vendosur gurthemelin e fushës sintetike të cilën do të investoj Ministria që u jam shumë mirënjohës. E falënderoj ministren për vizitën, përkushtimin dhe për angazhimin që po e bënë”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Ministrja Vlora Dumoshi, fillimisht ka uruar kryetarin Lladrovci për vendin e parë të marr në performancën komunale, duke shtuar se puna e kryetarit po shihet në çdo cep dhe po vlerësohet. “Sot jemi së bashku në Drenas me zëvendësministrin, sekretarin me ftesën e kryetarit Lladrovci, për të paraqitur investimet në këtë komunë që janë mjaft të mëdha. Ne po sa dolëm nga stadiumi “Rexhep Rexhepi”, ku edhe po zhvillohet ndeshja mes Feronikelit dhe Prishtinës ku edhe i urojmë suksese, ku është një stadium model për gjithë Kosovën, gjithashtu vëmë gurthemelin për ndërtimin e fushës sintetike që është investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit dhe ka vlerën e 500 mijë euro. E kemi edhe pishinën gjysmë olimpike e cila do të ndërtohet në këtë zonë dhe është në procedurën e prokurimit, ku po hartohet projekti dhe shumë shpejt pritet të fillojnë punimet”, ka thënë ministrja Dumoshi duke shtuar se ndonëse buxheti është i shkurtuar për shkak të pandemisë, megjithatë projektet e planifikuara në Drenas, do të vazhdohen. Dumoshi lidhur me stadiumin nacional ka thënë se studimi i fizibilitetit ka përfunduar, pjesa e tokës është e rregullune dhe pronësia ka kaluar në kuadër të Ministrisë, por për shkak të pandemisë është në buxhetin e Ministrisë, por janë duke u shikuar edhe mundësitë për fillimin e punimeve edhe përmes partneritetit publiko-privat.

Paraprakisht, kryetari Lladrovci dhe Ministrja Dumoshi kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta në sheshin “Fehmi Lladrovci”, pranë shtatoreve të Fehmi e Xhevë Lladrovci, pastaj kanë mbajtur një takim në komunë. Po ashtu ata kanë vizituar edhe stadiumin “Rexhep Rexhepi” që është në përfundim faza e dytë e projektit për të vazhduar pastaj me fazën e tretë e pastaj në Komoran kanë vendosur gurthemelin për ndërtimin e fushës sintetike, projekt i cili financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë