FC Liqeni nga Drenasi debuton me fitore në Superligën e Kosovës në Futsall

FC Liqeni është klubi më i ri i Superligës së Kosovës në futsall.

I formuar vitin e kaluar, por me një ekip mire të organizuar FC Liqeni shënuan fitore të madhe 0 me 4 ndaj FC Prizerenit, qysh në debutimin e tyrë në këtë ligë.

V.Ibrahimi me dy gola dhe A.Uka e B.Topalli me nga një i dhanë fitoren e madhe ekipit në udhëtim të FC Prizereni.

Këta djem synojnë playoff-in por duke mos fshehur edhe dëshirën e madhe për ta fituar edhe titullin.

FC Liqeni edhe lojën e radhës e luan si mysafir kësaj radhe udhëton në Skenderaj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë