Sherr për vajzat/ Shqiptari nuk përmbahet, ja momenti kur qëllon me armë në klubin e natës (VIDEO)

Në kulmin e një sherri, ai kishte marrë një pistoletë dhe kishte tërhequr këmbëzën. Për fat të mirë, plumbi nuk kapi askënd, por shkaktoi panik.

Ngjarja ndodhi më 5 korrik të këtij viti, jo shumë larg restoranti në Via Borromeo në Rho (zona Pantanedo) të Italisë, ku përfundoi në pranga 32 vjeçari shqiptar Vilson M.

Sipas asaj që u rindërtua nga hetuesit, lufta nisi pas qortimit të një klienti ndaj një klienti tjetër që po ngacmonte disa vajza.

Një pjesë e sherrit dhe të shtënat u regjistruan nga kamerat e sigurisë së një lokali aty pranë.

Falë imazheve dhe dëshmive, hetuesit mbërritën tek 32-vjeçari. Ai rezultoi i përfshirë edhe në trafikun e drogës.

Për këtë krim, më 24 korrik 2020 ai u ndalua në fund të një ndjekje të shkurtër midis Bollate dhe Baranzate, gjatë kontrollit agjentët gjetën pothuajse 200 gramë kokainë.

Hetimet e mëtejshme, policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën tip pistoletë me të cilën ai qëlloi, një “Beretta”, e kalibrit 7.65. Nga një kontroll i bazës së të dhënave, arma u vodh marsin e kaluar nga një shtëpi në provincën e Piacenza.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë