Rrëfehet Afërdita Dreshaj: Burri nuk e besoi që isha shtatzënë, barku do të duket së shpejti

Afërdita Dreshaj po shijon muajin e pestë të shtatzanisë dhe ka ndarë me miqtë detaje nga përjetimet e këtyre ditëve.

Afërdita ka treguar se çifti e kanë pasur në plan një fëmijë, por Jakub nuk mund ta besonte në momentin që ajo i dha lajmin.

“Po, e kishim në plan dhe ndodhi menjëherë, prandaj nuk mund ta besonim dhe ishim shumë të lumtur”, ka treguar Afërdita.

E pyetur se si reagoi Jakub kur mori vesh lajmin e shtatzënisë, ajo tha: “Ai nuk mund ta besonte! Unë po bërtisja dhe i tregova atij testin, ai tha: ‘Nuk të besoj’, derisa doktori tha PO”.

Këngëtarja thotë se deri më tani ata nuk kanë asnjë ide për emrin e djalit dhe se beson kjo do të jetë zgjedhja më e vështirë.

Afërdita ka zbuluar se është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe ndjekësit kanë mbetur të habitur nga fakti që deri më tani nuk i dallohet fare barku.

Ndërsa ka treguar se nuk e ka ndalur palestrën për shkak të shtatzënisë, sigurisht me miratimin e mjekut.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë