Formacionet zyrtare Kosovë – Slloveni

Përfaqësuesja e Kosovës do të mundohet ta lë anash zhgënjimin e përjetuar në Shkup të enjten që lamë pas, kur u mposht nga Maqedonia e Veriut (2:1) dhe e humbi mundësinë e kualifikimit në “Euro 2020”.

“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandesi do të përballen sonte (11 tetor) me Slloveninë në kuadër të edicionit të ri në Ligën e Kombeve, shkruan “Zeri.info”.

Edicionin e ri në këtë kompeticion, Kosova e nisi me barazim (1:1) kundër Moldavisë e më pas edhe me humbje nga Greqia (1:2) në Prishtinë.

Por, gjithë këto rezultate pozitive, Kosova do të mundet t’i lë anash në përballjen e së sontme ndaj Sllovenisë, e cila zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pak më shumë se një orë nga fillimi i ndeshjes në kryeqytet, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Kosova: Muriç; Hadërgjonaj, Dresheviç, Aliti, Paqarada; Shala, Berisha; Zhegrova, Celina, Zeneli; Kololli

Sllovenia: Oblak; Stojanovic, Blazic, Mevlja, Balkovac; Bijol, Kurtic, Rep, Verbic; Vuckic, Lovric.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë