LAJMI I FUNDIT: Afrim Tovërlani paralajmëron dorëheqjën nga Feronikeli

Ka përfunduar ndeshja, Feronikeli – Drita në Drenas.

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” Drita e ka mposhtur me përmbysje skuadrës e Afrim Tovërlanit me rezultat 1 me 2. Fillimisht “Industrialistë” kaluan në avantazh me golin e shënuar nga Mendurim Hoti, por më pas ata u përmbysen me golat e Kastrio Rexhës dhe Astrit Fazliut, shkruan GazetaBlic.

Ishte një ndeshje e hapur me shumë raste për gola por që futbollistët nuk u treguan të saktë para golit.

Pas kësaj fitorje Drita ka bilanc 100% me dy ndeshje dhe dy fitore, kurse Feronikeli ka dy humbje dy barazime dhe një fitore.

Pas ndeshjes trajneri i Feronikelit e ka paralajmëruar dorëheqjën nga skuadra.

“Kemi qenë të lodhur nga ndeshjet e kaluara, ishte një gabim mesfushorit që nuk e percjelli Fazliun te goli i parë, une do të bisedoj me Presidentin dhe mendoj qe do të largohem nga skuadra” tha Tovërlani.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë