Java Evropiane e Sportit shënohet në Drenas

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor kanë shënuar Javën Evropiane të Sportit në Drenas.

Për nder të kësaj dite është zhvilluar aktiviteti i atletikës, ku kanë marrë pjesë 100 nxënës të Komunës së Drenasit.

Për shkak të pandemisë, ky aktivitetet është zhvilluar në grupe, duke respektuar masa mbrojtëse nga virusi.

Drejtoresha e DKRS-së, Shqipe Zogu në fjalën e rastit ndër të tjerash theksoi se i është gëzuar lehtësimit të masave dhe lejimit të mbajtjes së aktiviteteve sportive, duke sugjeruar të rinjtë pjesëmarrës të merren me sport pa lënë anash mësimnxënien.

Në këtë aktivitet të pranishëm ishin edhe përfaqësuesi i Departamentit në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fikret Shatri, Kryetari i Federatës së Sporteve Shkollore, Adrian Telaku, Kryetar i Shoqatës së Sporteve Shkollore, Abedin Mehani dhe Sekretari, Agron Dubovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë